Besimtarët ortodoksë festojnë nesër Krishtlindjen, lindjen e zotit të tyre Jezu Krisht.
Pas një periudhe 45 ditore me lutje drejtuar zotit dhe shërbesa fetare, në këtë vigjilje Krishtlindje të shumtë janë ata që i drejtohen katedrales së apostul Pavlit dhe shën Astit në Durrēs.
Famulltari i saj, at Gjerasin Çakalli se kjo vigjilje Krishtlindjeje duhet të jetë një peiudhë meditimi dhe reflektimi për të gjithë.
“Duhet të luftojmë egon tonë, kryelartësinë tonë në mënyrë që të jemi sa më të përulur. Të ofrojmë dashuri dhe paqe ditën e Krishtlindjes.
Uroj të gjithë besimtarët e krishterë, por edhe popullin shqiptar: Gezuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri 2023! Paqja mbizotëroftë tek të gjithë”,– tha at Gjerasini në urimin e tij.





