Pas zjarrit të rënë pak javë më pare, në katin e katërt të maternitetit të Durrësit, aty ku gjendet blloku operator, salla e lindjeve dhe dhoma e fëmijëve, situata është normalizuar gjatë kësaj jave. Prej ditës së djeshme, në funksion është vënë i gjithë kati i katërt i maternitetit dhe salla e operacionit.

Atë ditë në turnin e natës ishte mjekja obstetër-gjinekologe, Diana Shahini.

Mjekja, me një eksperiencë prej gati 35 vjetësh në këtë maternitet, pohoi se zjarri që erdhi si pasojë e një shkëndije elektrike ndodhi fatmirësisht një orë pasi kishte përfunduar operacioni i lindjes së një foshnje.

Fatmirësisht evakuimi ndodhi në kohë dhe nuk pati të lënduar as nga nënat dhe as nga bebet që gjendeshin në katin e katërt.

Tani kati i katërt i maternitetit është në funksion të plotë dhe aty kryhen të gjitha shërbimet, si për nënat ashtu edhe për fëmijët, ndërsa zjarri ka lënë jo pak gjurmë tek personeli mjekësor, icili tregohet vigjilent ndaj mbingarkesës në rrjet.  

Ndjekim deklaratën e mjekes: