Një 37-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Mësohet se është arrestuar shetasi me iniciale B.S., 37-vjeç, banues në Durrës.

Ndërkohë në pranga të policisë ka rënë edhe një 23-vjeçar me iniciale F.R., banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjik ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi F. R., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.