Vihen në pranga 3 drejtues mjetesh në Durrës, dy prej të cilëve u kapën me motor pa patentë, ndërsa një tjetër u arrestua pasi shkaktoi një aksident.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt, shtetasit:
G. L., 29 vjeç dhe E. K., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetet përkatëse, pa targa.
Gjithashtu, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, mesditën e djeshme, në Fushë Krujë, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen V. D., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





