Policia ka goditur një tjetër rast të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin bregdetar. Tre persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht, pasi u kapën në flagrancë duke vënë baste sportive përmes celularëve, në një lokal në lagjen nr. 13 të Durrësit.

Gjatë operacionit, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, sekuestruan katër celularë të përdorur për zhvillimin e basteve.

Në pranga kanë rënë shtetasit E. M., 41 vjeç, E. D., 37 vjeç dhe D. D., 42 vjeç (dy të fundit vëllezër), ndërsa është proceduar penalisht në gjendje të lirë E. P., 39 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

DurrësVinin baste sportive, me celularë, në një lokal në lagjen nr. 13, vihen në pranga 3 shtetas (2 prej tyre, vëllezër) dhe procedohet penalisht një shtetas tjetër.Sekuestrohen 4 celularët e tyre. Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13, organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:-arrestuan shtetasin E. M., 41 vjeç;-arrestuan shtetasit E. D., 37 vjeç dhe D. D., 42 vjeç, vëllezër;-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 39 vjeç.Të katër shtetasit, banues në Durrës, u kapën në flagrancë në ambientet e lokalit, duke vënë baste sportive nëpërmjet llogarive që kishin aktive në celularët e tyre.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.