Policia e Durrësit ka arrestuar tre shtetas për verpar të ndryshme penale.
Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit e mëposhtëm:
K. P., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
B. M., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
M. Xh., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime pa leje në tokën në pronësi të tij.
NJOFTIMI I POLICISË:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. P., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
B. M., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi M. Xh., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime pa leje në tokën në pronësi të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.





