DURRES– Mbrëmjen e ditës së mërkurë më datë 16.01.2013, ora 18.00, u bë ndalimi i shtetasit Ervin Gjuzi, 23 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Durrës, me vendim penal datë 16.02.2012 e ka dënuar këtë shtetas me 4 muaj burgim për veprën penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

23 vjeçari ishte shpallur në kërkim me datë 27.11.2012 dhe u arrestua nga policia mbrëmjen e djeshme.

Materialet iu kaluan për ndjekje  Prokurorisë së Rrethit Durrrës.