DURRËS– Mbrëmë në mesnatë më datë 09.01.2013, ora 22.00, u bë i mundur nga focat e policisë së Durrësit  arrestimi në flagrancë i shtetasit Redi Theodhori, 24 vjeç,  banues në Tiranë.

24 vjeçari  Redi Theodhori dje rreth orës 12.30, në lagjen 15 Durrës, duke drejtuar automjetin  Mitsubishi  Pajero me targa Tr 9272 L,  ka aksidentuar me vdekje fëmijën Ervin  Shehu, 7 vjeç, banues në lagjen Nr. 15 Durrës.

Materialet  iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.