8 qershor 2015 – Në këtë rrugë në qytetin e Durrësit, pas përfundimit të asfaltimit, është bërë një vijëzim sa qesharak dhe i rrezikshëm.

Siç shihet dhe në foto, rruga gjendet mes pallateve të një lagjeje në Durrës. Por në vend që të parkosh, sinjalistika të fton të parakalosh. Madje, vijat e ndërprera shkojnë deri në skajin e fundit të rrugës, aty ku ndodhet dhe qepeni i një Kishe Ungjillore. Pra, kjo do të thotë se parakalimi është i lejuar deri sa të shkosh e të përplasesh me qepenin.

Këto vijëzime të tilla mund të ndodhin vetëm këtu te ne.

Në rast se banorët respektojnë këtë vijëzim pa hapur sytë rreth e rrotull, i bie që të venë në rrezik jetën e tyre.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/