Dyndja e emigrantëve ka bërë që të rriten çmimet në tregun e përditshëm të fruta-perimeve në Durrës. Një kg domate ka shkuar nga 80 deri në 120 lekë, ndërsa sallata jeshile nga 100 deri në 120 lekë /kg. Pavarësisht se sezoni veror presupozon që prodhimi vendas të arrijë pikun, për shkak se frutat e perimet janë në sezonin e pjekjes së tyre natyrale, çmimet janë  40% më të larta se në muajin korrik në treg. 

Emigrantët  thonë se çmimet janë po aq sa në shtetin italian, ku pagat janë tre herë më të larta se në Shqipëri, ndërsa tregtarët thonë se ka rënë prodhimi vendas e për këtë arsye janë rritur çmimet.

Stina e verës e konkretisht muaji gusht është muaji ku prodhimet e fushës dalin në treg me shumicë, nga të gjithë fermerët. Por në Shqipëri, në mungesë të kontrolleve nga strukturat ndodhin të tilla çudira.

Ndjekim materialin.

K.H.