Gjermani, 31 mars 2014 – Gruaja nga Gjermania, Grit Funke, lindi dy binjake të racave të ndryshme.
“Vajzat janë shumë të bukura, duken si qumësht e çokollatë. Leonie është e bardhë, ndërsa Louisa e zezë”, – tha nëna 40-vjeçare.
Ajo është bionde dhe me sy të kaltër, ndërsa babai i binjakëve është nga Nigeria.
“Ne e kemi edhe një djalë tjetër më të madh, ndërsa unë kam edhe dy fëmijë të tjerë nga një lidhje e mëparshme. Nuk kishim planifikuar shumë fëmijë, por plani familjar dështoi. Mësova se jam shtatzënë, e më vonë edhe se do të lindë binjakë”,– tha Grit.
Së pari lindi Leonie, e cila sipas Grit, është e adhuruara e babait, derisa Louise ka dëshirë të kalojë më shumë kohë me mamanë.
“Është më e qetë dhe fle më shumë. Gjithmonë tallem kur them se këto janë gjenet e vërteta afrikane”,– thotë Grit.
Mjekët thonë se probabiliteti i lindjes së binjakëve bardh e zi është një në 1 milion raste.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





