DURRËS, 29 gusht 2013 – Vijnë për pushime në Gjirin e Lalëzit por, me sa duket, dy bathorasit, njerëz të afërt me njëri tjetrin, nuk dinë mirë not dhe mund të ishin mbytur. Mësohet se në plazhet luksoze të bregdetit të Durrësit, të populluar ende nga tiranasit në gjendje të mirë ekonomike, ka ndodhur një ngjarje, që për pak nuk përfundoi në tragjedi. Dy kushërinjtë, Mevlan Dacku 52 vjeç dhe Alfred Dacku 27 vjeç, me banim në Bathore të Tiranës, janë shpëtuar nga pushuesit teksa po laheshin në det. Ata kërkuan ndihmën e njerëzve, të cilët i shoqëruan dhe i çuan në spitalin rajonal të Durrësit. Konfirmohet se jeta e tyre është jashtë rrezikut dhe mund të dalin shpejt nga spitali.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





