Vijojnë debatet në komisionin e Shëndetësisë, teksa anëtari i mazhorancës, Ilir Metaj, i është përgjigjur me ironi kryetares Albana Vokshi.
Ai u shpreh se nuk mund të pranojnë rolin e statistikës të shkruar në skenarin e opozitës, duke shtuar se nuk ndodhen në “Albana Vokshi Func Club”, por në Komisionin e Shëndetësisë.
“Për fat të mirë apo të keq jemi në komisionin hetimor të shëndetësisë, dhe jo në Albana Vokshi Fun Club. Nuk pranojmë rolin e statistikës në skenarin e shkruar nga ju.
Mund të doni që koha e komisionit të mos ketë opinionet tona dhe të mbushet me zhurmën e zërit tuaj të artikuluar, por nuk funksionon kështu”, tha ai.