Orë pas ore zbardhen detaje që e bëjnë më të komplikuar zbardhjen e autorësisë së vrasjes së emigrantit shqiptar Fatmir Ara në Itali.
Atuorët e krimit kanë qënë disa, viktima është torturuar para se të vritej e automjeti në përdorim të tij është djegur.
Sipërmarrës i vogël ndërtimi i firmës “Nuova Edile” e regjistruar rregullisht prej vitit 2012, banues në komunën Mathi në provincën e Torinos, Fatmir Ara kishte precedent penalë për trafik droge, i akuzuar në të shkuarën si kapo i një bande trafikantësh që fitonin mbi 700 mijë euro në vit, por që prej një viti e kishte shlyer dënimin me drejtësinë italiane.
Fatmir Ara është torturuar, lidhur në një pemë. Është rrahur, plagosur disa herë me thikë e më pas është masakruar më goditje armë zjarri që për hetimet e para janë më shumë se një, e ndoshta me psitoletë pistoletë e pushkë, raportojn mediet italiane.
Në bazë të dëshmive e të dhënave të mbledhura deri tani Prokurorët italianë kanë ndërtuar orët e fundit të jetës së Fatmir Arës, i cili kishte dalë nga banesa në orën 7.30 të mëngjesit të së premtes, 2 shtator 2022, për të shkuar në punë e më pas është zhdukur.
Ai ka takuar ekzekutorët, në rrugën e asfaltuar që të çonte në zonën Ronchi-Ceretti ku dhe u gjet i ekzekutuar në fushën aty pranë e cila është e mbuluar nga hektarë me shkurre që bëhen të vështira për t’u monitoruar.
Policia italiane ka mbledhur pamjet e telekamerave të sigurisë së shtëpive që pozicionohen pranë zonës së vrasjes për të gjetur elementë më shumë në zbardhjen autorësisë. Të dhëna më shumë do të mund të japë relacioni i autpsisë së kryer nga mjeku ligjor.





