Në vijim të kontrolleve nga ana e punonjësve të OSHEE-së në Durrës për verifikimin e rasteve ku ka lidhje të paligjshme dhe vjedhje të energjisë elektrike, janë konstatuar dy banesa të tjera në shkelje.

Kështu, gjatë kontrolleve të një dite më parë, u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesat e shtetasve: E.Z., 59 vjeç dhe P.M., 63 vjeçe, të dy banues në Durrës.

Ndaj tyre, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, referuar nenit 137 të Kodit Penal, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.