Vijon eksodi i futbollistëve te Teuta. Pas Beshirajt, këtë radhë ai që i jep lamtumirën klubit durrsak është mesfushori polak Jakub Myszor dhe është vetë Teuta që e ka konfirmuar këtë lajm nëpërmjet një komunikate të saj në rrjetet sociale. ‘KF Teuta bën me dije se bashkëpunimi me futbollistin Jakub Myszor ka përfunduar. Vendimi është marrë me marrëveshje dhe hyn në fuqi menjëherë. KF Teuta e falenderon lojtarin për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar, duke i uruar suksese në rrugëtimin e tij sportiv’-thekson Teuta në komunikatën e saj. Ndërkohë theksojmë se më parë nga Teuta janë larguar edhe disa futbollistë të tjere; Arbër Çyrbjan, Hugor Vidal, Sebastian Gonzales Zela, Gabriel Gomesh dhe Renaldo Torrajn, të cilëve iu shoqërohen edhe dy largimet e fundit Beshiraj dhe Myszor.
Vijojnë largimet te Teuta, zyrtarizohet dhe largimi i Jakub Myszor
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Start i artë për Amorim, Milani bind dhe fiton 2-1 ndaj Torinos
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel i rrezikuar nga flakët
Ekzekutohet në Izrael në mes të ditës bosi i mafias kaukaziane, momenti kur qëllohet me armë pas koke
Rama prezantoi “Pasqyra Albania”, reagon Berisha





