Të tjera lëkundje tërmeti vazhdojnë të ndihen paraditen e kësaj  të marte në Shqipëri.

Sipas IGJEUM, një tërmet me magnitudë 2.8 ballë është rgjistruar në orën 10:47 minuta në Thumanë me thellësi 18 km.

Ndërsa në orën 10:13 është regjistruar një  tjetër tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit  ishte  2 kilometra në perëndim Derven, 3 kilometra thellësi.

Gjitashtu një lëkundje 3.2 ballë është regjistruar në orën 09:19 minuta në Detin Adriatik, 2 kilomeetra thellësi.

Kujtojmë që prej tërmetit më të fortë të orës 03:54 të mëngjesit, në vendin tonë janë regjistruar mbi 20 tërmete të tjera. Ata ishin të magnitudave 3 deri në 5 të shkallës Rihter.