Kreu i ri i policisë së shtetit, Gledis Nano ka firmosur ndryshime të reja në komisariatet e qarqeve të vendit.
Mësohet se në krye të komisariatit të Durrësit është emëruar Vilson Balla, më parë këtë detyrë e ka ushtruar në komisariatin e Bulqizës.
Hajri Kushe nga zv.drejtor për hetimin e krimit në policinë Kukës, emërohet në të njëjtën pozitë në Shkodër.
Ermal Lila nga shef i komisariatit të Elbasanit emërohet zv.drejtor për hetimin e krimit në Kukës.
Bujar Laze emërohet shef komisariati në Korçë.
Oltion Agolli nga shef komisariati në Peqin emërohet shef komisariati në Pogradec.
Në Vorë në vend të Aliosha Brokës (kalon specialist në drejtorinë e standarteve profesionale) emërohet shef komisariati Kreshnik Gjeçka.
Dashamir Bendo emërohet shef i operacionales në Tiranë.
Alfred Cenaj emërohet shef komisariati në Elbasan.
Pëllumb Kovashica emërohet shef komisariati në Peqin.
Prej marrjes së drejtimit të Policisë së Shtetit nga Gledis Nano, shumë drejtori vendore të policisë janë duke pësuar ndryshime në nivel drejtuesish.





