Kryeministri Edi Rama, në një postim në “Facebook” kanë ndarë pamje nga punimet për DRSHTRR Mat.
Punimet kanë nisur një muaj më parë, ku po ndërtohet një qendër e re për shërbimet e transportit publik, kontroll fizik e linjë Kolauidimi.
Sipas Ramës, kjo qendër do t’i shërbejë Bashkive Burrel dhe Klos, ku janë rreth 6,000 mjete rrugore dhe afro 15 mijë drejtues mjeti.
“Një Qendër e re, e mirëfilltë Shërbimesh të Transportit Rrugor, Kontroll Fizik e Linjë Kolaudimi për gjithë shërbimet lidhur me mjetin dhe me drejtuesin e mjetit njësoj si në çdo drejtori tjetër rajonale, në shërbim të Bashkive Burrel dhe Klos, ku kemi rreth 6,000 mjete rrugore dhe afro 15 mijë drejtues mjeti”, ka shkruar Rama.