Teuta po punon intensivisht jo vetëm për ndërtimin e një ekipi pretendent, por edhe në infrastrukturë. Klubi po investon në “Niko Dovana”, në mënyrë që ky impiant të jetë brenda parametrave për nisjen e sezonit të ri, ku durrsakët do të presin Luftëtarin. Ka qenë vetë klubi që ka postuar sa kanë avancuar punimet, ndërsa ka publikuar edhe pamje.Vendosja e stolave në pjesën ballore, ora elektronike, si dhe ndërhyrja në ambientet e brendshme do të jenë gati më 9 shtator. Është vetë administratori Erion Jokova, i cili zbulon planet.“Punimet në stadium dhe ambientet për rreth janë në përfundim, kemi punuar intensivisht për të pasur kushte sa më të favorshme për ekipin tonë. Është ndërhyrë pothuajse në çdo cep që ka qenë nevoja, kushtet janë shumë të mira duke filluar nga dhomat e zhveshjes apo dushet, e për të kaluar te shkallët e stadiumit.
Ekipi mblidhet sot për një ndeshje kontrolli, një ditë më pas do të niset për në Ohër, ku do të vijojë fazën përgatitore. Me skuadrën do të udhëtojë dhe Shpëtim Moçka, i cili mund të quhet lojtar i Teutës”, tha administratori i klubit të Teutës. Sakaq, pritet që shumë shpjet të mblidhet edhe Këshilli Bashkiak i qytetit dhe në rend të ditës do të jetë edhe kthimi i klubit në sh.a.Pas pushimeve, Teuta u rikthehet sot stërvitjeve. Ekipi do të zhvillojë fillimisht një ndeshje kontrolli brenda llojit dhe, më pas, do të marrë rrugën drejt Ohrit, atje ku do të kryejë etapën e dytë të fazës përgatitore.