Centrali bërthamor në Zaporizhia të Ukrainës vijon të jetë nën sulmin e raketave. Gjatë të enjtes pati 10 shpërthime pranë stacionit të zjarrfikëseve në centralin më të madh bërthamor në Europë.
Palët fajësojnë sërish njëra-tjetrën për sulmin. Organizata e Kombeve te Bashkuara është mbledhur për këtë çështje nga ku deklaroi se po kalojmë re të rënda dhe se sulmet mund të sjellin një katastrofë.
SHBA bëri thirrje gjithashtu për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth uzinës. “Lufta pranë një centrali bërthamor është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.





