Gjatë 24 orëve të fundit, Task Forca e OSHEE-së që vijon kontrollet në qytetin e Durrësit ka kapur 2 persona që vidhnin energji elektrike.

Rasti i parë ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit sipas njoftimit të policisë, ku ka nisur procedimi ndaj 52-vjeçarit me iniciale A.F..

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në lagjen nr.5, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi F.M, 49-vjeç, banues në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË

*Më datë 17.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.F, vjeç 52, banues  në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 18, në banesë, nga punonjësit e OSHEE, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

*Më datë 17.11.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M, vjeç 49, banues  në  Durrës, pasi në lagjen nr. 5, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.