Në ditën e fundit të vitit 2012 ka vijuar fluksi i hyrje-daljeve në pikat kufitare të vendit.

Disa kalonjnë drejtë Greqisë për të kaluar festat me të afërmit e tyre jashtë kufirit ndërsa të tjerë kthehen në atdhe. 

Sipas informacioneve në pikën kufitare të Kapshticës gjatë 24 orëve të fundit 4425 shtetas shqiptarë dhe 1019 automjete ndërsa kanë dalë 1865 shtetas shqiptarë dhe 507 automjete.

Gjithashtu në këtë pikë doganore, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 287 të huaj dhe 216 automjete ndërsa kanë dalë 171 të huaj dhe 127 automjete. 

Ndërkohë në pikën Kufitare të Qafë-Thanës, gjatë 24-orëve të fundit kanë hyrë 616 shtetas shqiptarë me 208 automjete ndërsa kanë dalë 359 shtetas shqiptarë dhe 127 automjete.