Gjatë një konference për shtyp, kreu i Partisë së Lirisë, ish-presidenti Ilir Meta u pyet nëse Monika Kryemadhi është ende anëtare e PL-së, pas kërkesës për divorc.
Meta theksoi se raportet personale nuk identifikohen në ato politike dhe tha se cilido që respekton statutin e PL-së, është i mirëpritur në parti.
Pyetje– Pas kërkesës suaj për divorc a është më znj. Kryemadhi anëtarë e Partisë së Lirisë apo pamundësia për të jetuar në një çati, e ka bërë të pamundur jetesën në një seli.
“Ne jemi një parti evropiane dhe raportet personale nuk identifikohen në ato politike. Cilido që pranon programin e Partisë së Lirisë që respekton statutin e saj, qe punon për 5 prioritetet e saj, është në PL dhe është i ftuar jo vetëm të jetë në PL por t’i bashkohet për të përmbysur këtë model që varfëron shqiptarët e thjeshtë dhe pasuron vetëm një klientelë rreth Edi Ramës”, u shpreh Meta.