Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët dhe i ftohtë do të vijojë në territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-orëshit duke bërë që problematike të jenë ngricat në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat malore Lindore ku nuk do të mungojnë edhe flokët e dëborës.

Parashikohet që gjatë pasdites e pranishme të jetë edhe paramatri i erës duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe me shumë. Temperaturat e ajrit do të jene të ulëta në mëngjes por kostante mbeten temperturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.