Vijon moti i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë territorin e vendit ku më problematike nga temperaturat e larta paraqiten zonat veriperëndimore e qendrore.
Orët e pasdites, do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë kufirit Lindor duke lënë të gjithë pjesën tjetër të vendit në ndikimin e motit të kthjellët. Edhe gjatë natës nuk priten ndryshime të dukshme të situatës meteorologjike.
Sipas “MeteoAlb”, edhe dita e shtunë mbetet problematike me temperatura të larta në të dy ekstremet e ditës, prania e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.





