Pas vendimit të kryetares së bashkisë Durrës për ndalimin e qarkullimit të motomjeteve elektrike, si monopatina, motorë dhe biçikleta elektrike në shëtitoren e plazhit kanë vijuar dhe gjatë mbrëmjes së sotme penalizimet për përdoruesit e tyre.
Mbrëmjen e sotme, shërbimet e Policisë Bashkiake kanë gjobitur 10 përdoruesit e tyre.

Pavarësisht se sinjalistika vertikale ishte vendosur në disa vende të dukshme të shëtitores së plazhit, përdoruesit e monopatisë nuk e kanë zbatuar urdhëresën e re.
Burime zyrtare nga Policia Bashkiake bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se përdoruesit shkelës janë gjobitur me masa administrative në masën 20-30 mijë lekë.
Ky aksion do të vijojë edhe ditët në vazhdim, jo vetëm në shëtitoren e plazhit, por edhe në shëtitoren “Taulantia” për të ndëshkuar të gjithë ata që do të tentojnë t’i përdorin këto motomjete në hapësira publike dedikuar këmbësorëve.







