22 qershor 2015 – Vijon procesi i numërimit të votave për Bashkinë e madhe të Durrësit. Deri në orën 09:00 janë numëruar gjithsej 48 kuti nga 310 të tilla.

Në avantazh është kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Vangjush Dako me 55.76 %, kundrejt 44.24 % të kandidates për Aleancën Popullore për Punë dhe Dinjitet, Grida Duma Shqina.

Deri në orën 09:00, 8958 vota kanë shkuar për Dakon dhe 7107 vota për Dumën.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/