2 shtator 2015 – Policia e Shtetit vijon sulmin për zhdukjen e bimëve narkotike të mbjella në vend. Prej orës 07:00 të mëngjesit ka nisur dita e dytë e operacionit masiv antikanabis në zonën e Dukagjinit, i cili do të shtrihet në fshatrat Kasnec,Mgullë, Xhan, Poq dhe Kir të njësisë administrative Pult. Deri më tani janë evidentuar 34 parcela me 3.780 bimë.
Ndërkohë, nga operacioni i zhvilluar ditën e djeshme, janë shkatërruar 173 parcela, duke u asgjësuar me djegie plot 32676 bimë kanabis sativa.
Por veç drogës së mbjellë, efektivët e policisë zbuluan dhe një arsenal armësh të fshehura brenda një shpelle me mur të ndërtuar me gur.
Mësohet se janë sekuestruar 1 pushkë, 4 granata, 1 kallëp tritoli, 7 karikatorë me fishekë dhe 700 fishekë të fshehura brenda një muri. Operacioni i ditës së sotme është zhvilluar në fshatrat Plan, Gjurë, Kujë dhe Temal.
/portali DurresLajm/