Greqia vijon të goditet nga tërmetet. Një tjetër tërmet ka rënë mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:12.
Siç bëhet e ditur nga Instituti Europian i Sizmiologjisë, tërmeti ka rënë në Grevena të Greqisë.
Tërmeti ka qenë 3.6 ballë i shkallës Rihter, ndërsa ishte vetëm 206 kilometra larg Tiranës. Nuk njoftohet për dëme apo të lënduar.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme është regjistruar një tërmet 6-ballësh në Turqi.