Protesta e fermerëve që prej ditës së djeshme ka bllokuar rrugët në Kakavijë. Policia Kufitare greke njofton se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.
Qarkullimi lejohet vetëm për mjetet e vogla, ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë kamionë dhe autobusë, nuk do lejohen të qarkullojnë. Dje qarkullimi u bllokua ora 19:00 deri në 22:00.
“Kakavijë/ Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët. Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla. Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.