Ka nisur edhe sot protesta e studentëve, ku përveç studentëve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, sot kanë vendosur të ngujohen dhe studentët e Politeknikut.

Studentët e Politeknikut kanë vendosur që dhe ata të ngujohen në fakultete derisa të plotësohen kërkesat.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama në një reagim në Twitter për protestën, theksoi se nga dita e hënë në Sekretariatet e Universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të Ministrisë së Financave e të Arsimit,  për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit.

Lidhur me këtë vendim, studentët janë shprehur se ata mund të hynë vetëm nga dritarja.