Vijon puna në kantierin e Pediatrisë së Tiranës për përfundimin e fazës së dytë të punimeve.
Kryeministri Edi Rama thotë se aty shumë shpejt do të ofrohen kushte shumë më të mira dhe shërbim shumë më cilësor për pacientët e vegjël.
“Vijon puna në kantierin e Pediatrisë së Tiranës për përfundimin e fazës së dytë të punimeve, për të ofruar shumë shpejt kushte shumë më të mira, dhe shërbim shëndetësor shumë më cilësor për të gjithë pacientët e vegjël”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
E në këtë mënyrë ai thekson se do të vijojë puna për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të QSUT-së.
“Vijojmë punën pa u ndalur për modernizimin e infrastrukturës spitalore edhe në godina të tjera të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në mënyrë që çdo qytetar të marrë shërbim mjekësor cilësor, me kushte optimale dhe standarde bashkëkohore”, u shpreh Rama.