Vijon puna në kantierin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas.
Kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë pamjet nga kantieri, shprehet se kjo linjë hekurudhore do të jetë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend.
“Vijon puna me ritme të mira në kantierin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës-Rinas e cila do të jetë një linjë tërësisht elektrike, me një impakt të rëndësishëm në fushën e transportit në vend, e ku falë makinerive moderne me të cilat po punohet në subjekt, ky projekt po merr një hov më shumë në ecurinë e përgjithshme të punimeve për linjën“, shkruan Rama krahas videos.