Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 925 të infektuar e 47 viktima nga Covid në Itali. Numri i të infektuarve prej disa ditësh vazhdon të shënojë rritje disa pas dite, duke kapërcyer mbi 400 mijë të infektuar nga Covid-19.
Në rritje është dhe numri i të infektuarve aktivë në Itali që deri më sot ka arritur më 116 935. Shqetësuese shfaqet dhe situata e personave të infektuar në regjim spital në Itali, nurmi i të cilëve shkon ditë pas dite në rritje, po ashtu dhe i atyre në repartet e terapisë intensive.
Në 24 orët e fundit Italia ka kryer rreth 163 mijë tampone e rajonet me numrin më të lartë të personave të infektuar shfaqen Lombardia me 2664 raste më shumë, Campania me 1410, Lazio me 994 e Toskana me 910 të infektuar.
Në 24 orët e fundit është ulur numri i personave të shëruar në krahasim me një ditë më parë. Janë 1255 të shëruar nga Covid më shumë, kundrejt 1908 që ishin dje.
Numri i viktimave nga Covid në Itali ka arritur deri më sot në 36 474 e i të infektuarve në 402 536. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 249,127.