Kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, e shoqëruar nga ministrja a Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka vizituar ditën e sotme shkollën “14 Nëntori”.

Sako shkruan në postimin e saj në rrjetet sociale se në këtë shkollë “vijon shpërndarja e librave falas për nxënësit, një mbështetje direkte për familjet në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.”

Ndër të tjera, Kruebashkiakja shton se kanë vizituar gjithashtu ambientet e reja të kësaj shkolle tërësisht të rikonstruktuara me financimin e BE.

Postimi i plotë:

Me Ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në shkollën “14 Nëntori” ku vijon shpërndarja e librave falas për nxënësit 📚🖍️📐, një mbështetje direkte për familjet në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

🏫 Gjithashtu vizituam ambientet e reja të kësaj shkolle tërësisht e rikonstruktuar me financimin e BE nëpërmjet programit #EU4Schools zbatuar nga UNDP.

Kjo shkollë ka 32 klasa, 8 laboratorë 🔬, palestër të re 🏀⛹️‍♀️, dhomën e shërbimeve mjekësore e psikologjike, fushë sportive të jashtme.

Në 9 shtator 700 nxënës të kësaj shkolle dhe 50 fëmijë të kopshtit me të njëjtin emër do të kryejnë procesin mësimor në ambiente komode dhe me standarte evropiane.