Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot për të vijuar seancën e zgjedhjes së Presidentit të vendit, pasi dje mungoi kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje, gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë.
Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi se Kuvendi do të nisë punimet në orën 17:00.
Në garë për këtë detyrë të lartë shtetërore janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejtja, nga mazhoranca që fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit.





