Situata e krijuar nga koronavirusi në Francë po shkon drejt përmirësimit. Në 24 orët e fundit në Francë kanë humbur jetën nga koronavirusi 367 persona, shifër e ulët në krahasim me atë të një jave më parë.

Aktualisht, në total numri i viktimave ka shkuar në 23,660. Sipas të dhënave, 14,810 kanë ndërruar jetë në spitale, ndërsa pjesa tjetër në klinika të vogla dhe nëpër shtëpi.

Ndërsa numri i të infektuarve është rritur me 1,520, ku në total janë prekur 129,859 persona.

Nga personat e prekur, 27,484 janë të shtruar në spital, prej të cilëve 4,387 janë në terapi intensive. Numri i të shëruarve nga pandemia e COVID-19 është 46,886 persona.