Në vijim të zhvillimit të fazave të konkurimit, prej ditës së hënë më 5 nëntor ka nisur testimi fizik për pranimin në “Kolegjin e Policisë” për Patrullë të Përgjithshme.

Testimi fizik po zhvillohet në ambientet e Komandës së Forcave Speciale, Zall-Herr, Tiranë, dhe do vijojë deri më 14 nëntor 2018.

Në testimin fizik marrin pjesë të gjithë ata aplikantë që në testimin me shkrim kanë marrë 50 pikë e sipër.

Testimin fizik do ta kryejnë rreth 570 konkurentë, për 150 vende.

Çdo ditë konkurojnë jo më shumë se 80 deri në 100 konkurentë.

Akademia e Sigurisë ka marrë të gjitha masat për krijimin e kushteve optimale për zhvillimin e testit fizik ku deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problem.