Një stuhi e madhe dimërore ka sjellë reshje të mëdha dëbore dhe temperatura të ulëta në bregun lindor të SHBA-së, ndërsa në 7 shtete është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Të paktën tre persona raportohet të kenë vdekur, dy në një aksident automobilistik në Kansas dhe një i tretë në një aksident rrugor në Misuri, thonë zyrtarët lokalë.

Më shumë se 1700 fluturime janë anuluar sot për shkak të reshjeve të mëdha të borës. Autoritetet lokale kanë këshilluar publikun që të qëndrojë larg rrugëve në disa rajone të SHBA-së që janë goditur rëndë nga bora dhe akulli nga stuhia.

Në Uashington DC, zonat e izoluara mund të shohin deri në 40 cm reshje dëbore, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, ndërkohë që zyrtarët po mbërrijnë në Kapitol për të certifikuar zgjedhjen e Trump si president.