Një 41-vjeçar, i identifikuar nga policia si Devi Kasmi, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në një rrugicë pranë pediatrisë së QSUT-së.
Sipas “Panorama”, policia gjeti në vendin e ngjarjes 2 pistoleta, të cilat dyshohet se viktima i mbante në brez.
Ndërsa për autorin, burimet thanë se ka përdorur një motor për t’u larguar nga skena e krimit dhe ka pasur një skafandër në kokë për të fshehur identitetin.
Viktima Devi Kasmi njihet si person me precedentë penalë dhe është perfolur si i përfshirë në vrasjen e Franc Konomit, disa vite më parë në Tiranë, por asnjëherë nuk është provuar autorësia e tij.
41-vjeçari i cili e kishte ndërruar emrin që kishte më parë, Dëfrim në Devi.
Paraprakisht dyshohet se ekzekutimi i tij mund të ketë lidhje me të kaluarën kriminale në disa vende të BE-së.





