Viktima që u gjet sot pranë lumit Mat nuk është vrarë ashtu siç u raportua fillimisht. Sipas burimeve zyrtare nga policia, paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë mbytja në lumë.

Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor, nuk është konstatuar asnjë dëmtim fizik i shkaktuar nga ndonjë veprim kriminal. Dëmtimet sipërfaqësore të viktimës në pjesë të ndryshme të trupit, i ka si pasojë e përplasjes së rrjedhës së lumit.

Trupi i pajetë u gjet sot në anën e shtratit të lumit Mat midis fshatit Suç dhe Klos, në vendin e quajtur “Rrasa e  Kukës”. Kufoma e seksit mashkull, rreth 55 vjeç, nuk është identifikuar ende.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale nën kryesimin e prokurorit, si dhe po punohet për identifikimin e kufomës.