Pas akuzave të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për 21 janarin, Erjon Braçe i kërkoi Kuvendit, të mbajë një minutë heshtje në nderim të 4 viktimave.

Deputetët dhe ministrat socialistë u ngritën menjëherë në këmbë. Megjithëse deputetët demokratë u kapën në befasi nga ky propozim dhe nuk po dinin si të vepronin për disa sekonda, edhe ata u përgjigjën pozitivisht duke u ngritur të gjithë në këmbë.