Mbi shtratin e historisë dhe ngjarjeve të trilluara, zanafilla e të cila nis me pushtimin osman asokohe kur fisi i Bargjinëve sapo ishte gjendur në Tiranë.

Mbi këtë kënd vështrimi, fillon narracionin shkrimtari Viktor Canosinaj në romanin e tij më të fundit “Çmimi i atdheut”.

Ai e prezantoi atë para lexuesve durrsakë në Odeonin “Nikolin Xhoja” në qendrën kulturore “Aleksandër Moisiu”.

“’Çmimi i atdheut’ është romani im më i fundit, kushtuar atdheut. Në aspektin historik nis që nga shek. XVI dhe vjen deri në vitin ‘47, pra pas Luftës së Dytë Botërore“, tregon Canosinaj për “DurrësLajm“.

Referuar titullit, cili është “Çmimi i atdheut” sipas tij?

“Unë mendoj se për çdo njeri atdheu ka një çmim dhe sidomos për idealistët. Në historinë e popullit shqiptar ne kemi pasur shumë idealistë, njerëz që kanë shkrirë pasurinë e tyre, kanë dhënë jetën e tyre për atdheun“, thotë autori ndër të tjera.

Mendimet e tyre mbi këtë roman të ri i ndanë me lexuesit dhe shkrimtarin edhe referuesit Doranin Agalliu, Enton Bido dhe Dalina Beshiri, ndërsa në fund, mesazhi iu la në dorë perceptimit të lexuesve.

K.Gj.