Viktor Kasai nuk do ta harrojë kurrë Real-Bajern. Zor se në karrierën e tij hungarezi do të gjykojë një ndeshje me kaq shumë gabime sa e mbrëmshmja në “Bernabeu”. Inekzistent kartoni i kuq i Vidalit në 83′ për një ndërhyrje ndaj topit dhe jo Asensios. Fali Kasemiron dhe Vidalin dhe lejoi dy golat e Ronaldos, të dy në pozicion jashtë loje.

47′ Vidal falet për një ndërhyrje të rëndë ndaj Kasemiros. E kishte një të verdhë pas faullit ndaj Iskos.

52′ Penallti për Bajernin. Faull i pastër i Kasemiros në zonë ndaj Robenit dhe mungon kartoni i dytë i verdhë për mesfushorin brazilian, i cili e kishte një të verdhë.

83′ Vidal ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrjen ndaj Asensios, por kiliani preku vetëm topin, madje pastër.

105′ Fatale, më shumë se gjysmë metri në pozicion jashtë loje kur Ronaldo shënon pas krosimit të Ramosit.

109′ Goli i tretë i Realit, sërish nga portugezi dhe duhej anuluar edhe ky. Ronaldo në pozicion të lehtë jashtë loje pas pasimit të Marselos.