Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka thënë se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për Bashkimin Evropian, pas takimit që ka pasur me udhëheqësin e Republikës Sërpska, Milorad Dodik, në Budapest të enjten.

Në një njoftim në platformën “X”, Orban ka shkruar se takimi me Dodik i ka shërbyer këtij qëllimi.

“Stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është thelbësor për Bashkimin Evropian. Në vend të leksioneve dhe sanksioneve, ne besojmë në dialog dhe bashkëpunim. Takimi im me presidentin Milorad Dodik sot i shërbeu këtij qëllimi”, ka shkruar Orban.

Kryeministri hungarez disa javë më parë u takua edhe me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, pavarësisht thirrjeve të Perëndimit.

Dodik është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për “minimin e Marrëveshjes së Dejtonit”.