Rrufeja ka goditur një banesë dy katëshe në jug të vendit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:00.
Sipas policisë, ka pasur një shkarkim rrufeje në shtëpinë e qytetarit Vasil Qesko në fshatin Neohor, bashkia Finiq, i cili ka djegur plotësisht katin e parë të vilës dy katëshe.
Zjarrfikësja ka mundur të shpëtojë katin e dytë të vilës. Fatmirësisht nuk kishte njerëz në shtëpi pasi janë në Greqi.
Gjithashtu raportohet se dëmet materiale janë të konsiderueshme.





