Angela Martini ka një të dashur milioner dhe s’ka aspak ndërmend ta fshehë një gjë të tillë. Modelja e njohur së fundmi ka postuar në Instagram, një video të filmuar me dron, në atë që mendohet të jetë shtëpia e të dashurit të saj Dragos Savulescu në Los Anxheles, Kaliforni.
Në pamjet e filmuara prej vetë miliarderit, shihet ai i ulur në katin e parë të vilës së mahnitshme duke kontrolluar dronin nëpërmjet celularit dhe më pas modelja shqiptare i bashkohet me një ecje sensuale. Ndiqni videon mbresëlënëse që tregon gjithë rezidencën dhe zonën përreth nën tingujt e "All the way up" (Jam në majë) nga Fat Joe & French Montana.





