Një rast i pazakontë ka ndodhur në emisionin Opinion të enjten mes përfaqësuesit të PD-së, Gazmend Bardhit dhe analistit Mustafa Nano.

Debati u përkeqësua gjatë përmendjes së pasurisë mes politikanëve, ndër ta edhe vilat që zotërojnë.

Bardhi kërkoi fjalën, ndërsa akuzoi analistin Mustafa Nano se zotëron një vilë në Gjirin e Lalëzit.

"Vila e sat ëme" ishte përgjigja e menjëhershme e Nanos, që pranoi se zotëron një apartament në Gjirin e Lalzit.