Sot News shkruan se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla,  ka pësuar një transformim rrënjësor, nga dita që la postin e kryetares së  lagjes për të zënë postin e ministres së Arsimit.  Transformimi i saj fillon që nga mënyra e veshjes, ku në vend të pantallonave dhe xhaketave demode, veshi fustane dhe kostume firmato.  Gjithçka firmato që nga çorapet, këpucët, çantat, orat, syzet deri te parfumet e shtrenjta që përdor. Këto nuk janë asgjë në krahasim me fatin që i ka rënë ministres së Arsimit.  Babo Natale i pushtetit i ka bërë dhuratë edhe një vilë 450-500 mijë euro në zonën e Lundrës, ku banojnë biznesmenë dhe pasanikët e Tiranës. Edhe Nikollës i qeshi fati më në fund. Nuk është e lehtë të bllokosh doktoraturat dhe të pasurosh Henri Cilin në dëm të shqiptarëve.  Vuajtje pa fund për ministren tonë të Arsimit, nga dita që shqiptarët i dhanë votën rilindjes. Dhe kjo është rilindje për kopjacen e universitettit UFO, i cili e arsimoi dhe në këmbim u c’liçensua nga ministrja në fjalë.